Hajdari: SHBA kanë sugjeruar miratimin e një sistem zgjedhor danez

Anëtarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari thotë se Ambasada Amerikane në Tiranë ka sugjeruar ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend dhe implementimin e një sistemi që zbatohet aktualisht në Danimarkë.

”Ne duhet të gjejmë një konsensus lidhur me këtë pikë. Të zgjidhim çështjen e listave të hapura apo të mbyllura. Ambasada në email-in e saj ka cituar sistemin danez. Është njëlloj sugjerimi i një sistemi hibrid dhe duket një sugjerim i duhur për të arritur një konsensus në tryezë. Shqiptarët e duan ndryshimin e sistemit dhe tani shohin një qëndrim të qartë të ambasadës amerikane. Duhet ta marrin shumë, shumë seriozisht këtë çështje. Është një rekomandim për të cilin duhet ë gjejmë vullnet politik për ta ndryshuar sistemin zgjedhor”.

Sipas deputetes, deri tani të tri palët në tryezë, PS, PD dhe LSI kanë treguar se nuk kanë vullnet për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Sistemi i propozuar është proporcional rajonal me korrektim kombëtar me lista të hapura, Me këtë sistem nëse një kandidat për deputet është i renditur në fund të listës, por merr shumë vota, atëherë mund të fitojë mandatin.

”Është njëlloj mënyre për të kapërcyer listën nga fundi. Bëhet përpjesëtimi i kandidatëve në momentin që një individ merr më shumë vota se sa lisa përcaktuese e kryetarit atëherë ti je në gjendje të marrësh atë vend që ta takon. Motivon përfaqësuesit dhe kandidatët dhe të punojnë sa më fort që të marrin vota”.

SHKARKO APP