Hajdari: Sot më kollaj shet drogë, sesa bulmet! Kjo qeveri i ka ditët e numëruara

Deputetja Rudina Hajdari, në fjalën e saj në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, tha se në Shqipëri është më e lehtë të shesësh drogë, sesa bulmet, duke sjellë rastin e një 27-vjeçareje në Elbasan. Nga ana tjetër, ajo tha se kjo qeveri i ka ditët e numëruara dhe përmendi 25 prillin.

”Sot është më kollaj të shesësh drogë, sesa të shesësh bulmet. Shitësit e kokainës janë kudo, kanë edhe leje, qarkullojnë me makina luksoze, ndërkohë tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se po u vjen Policia. Takova një 27-vjeçare në Elbasan, shiste në cep të tregut me frikën se do e gjobiste policia. Edhe pse s’kishte leje, ajo paguante 2 mijë lekë në muaj. Është më lehtë të marrësh një koncesion, se të marrësh një tezgë që të ushqesh familjen. Kjo është Shqipëria sot. Njerëzit e kanë kuptuar se kush jeni ju, dhe nuk do ju votojnë në 25 prill, i keni ditët e numëruara, për këtë jam e sigurt”, tha Hajdari.

SHKARKO APP