Hajdari: Sot në mbledhje erdha për PD-në
Deputetja Rudina Hajdari, pas takimit të Këshillit Politik, tha se ”Sot erdha në mbledhje për t’i kërkuar PD të mbështes ndryshimet”. Sipas saj, listat e hapura janë realiteti në zgjedhjet e ardhshme.
”Çdo ditë qytetarët më ndalojnë në rrugë dhe më thonë ec para. Edhe sot i kërkova PD që të mbështesë ndryshimet Kushtetuese. Çdo demokrat do që në parlament të vijnë njerëz që do të përfaqësojnë popullin dhe jo kreun e partisë.
Çdo njëri që është i zhgënjyer nga kjo mënyrë të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapura. Duhet patjetër që në zgjedhjet e ardhshme të miratohen listat e hapura. Ku janë ata demokratë që flisnin për shfuqizimet e ligjeve.
Deputetët sot nuk e kanë fjalën e lirë, nuk kanë vizion dhe argumenta. Listat e hapura do ta fuqizojnë qytetarin shqiptar. Nuk ka njeri që ta ndalë këtë fortunë ndryshimi. Edhe njëherë unë nuk përtova sot, është e rëndësishme që të kemi konsensus për lista të hapura. Dua t’i shtrij dorën popullit opozitar se janë të braktisur. Listat e hapura për mua do jetë realiteti i ardhshëm. Është koha për ta përqafuar këtë ndryshim”.