Hajdari thirrje Bashës: E ke në kontratë me artistët që do ndryshoje sistemin zgjedhor, hajde këtu!

Deputetja Rudina Hajdari në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik për reformën zgjedhore, kërkoi mbështetjen e opozitës për të cuar në fund premtimin e dhënë për përmbylljen e reformës zgjedhore.

Sipas saj, kryedemokrati Basha e ka fitmosur një marrëveshje me artistët, kur një nga pikat ishte edhe reformimi i sistemit zgjedhor.

“Nëse PD e ka seriozisht që mbështet Aleancën për Teatrin të vijë në tryezë, t’i shkojë deri në fund marrëveshjes që ka bërë me Alencën për Teatrin, e kam këtu (tregon dokumentin) Basha ka thënë se angazhohem deri në fund për procesin zgjedhor, ndaji kërkoj të vijë këtu dhe të luftojmë sëbashku. Teatri u shemb, cfarë do bëjmë tani?! Hajde pra këtu, zotohuni deri në fund për ata që i keni thënë se do reformoni sistemin zgjedhor! Hajdeni t’i japim mundësi qytetarëve të zgjedhin vetë, hajde ndryshojmë sistemin zgjedhor”, apeloi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?