Hajdari thirrje qeverisë: Dilni nga vilat luksoze, taksat e të cilëve ia jepni Ndraghetës

Krimi i organizuar ishte shqetësimi që ngriti deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në seancën e kësaj të enjte në Kuvend. Ajo u ndal në mënyrë të veçantë në qarkun e Elbasanit, ku edhe do të garojë për deputete, duke u shprehur se i vetmi aktivitet që lulëzon në këtë qytet është krimi.

”Në Elbasan i vetmi aktivitet që lulëzon është kriminaliteti. Flisni me qytetarët të cilët do iu tregojnë se s’kanë marrë asnjë lloj ndihme në situatën e Covid-19. Banorët e Belshit ende s’janë paguar nga firmat mashtruese që u morën dhe produktin, e ikën pa lanë asnjë gjirmë. Ata do u thonë se kriza është ulur këmbë kryq në sofrat e tyre, shkollat pa ngrohje. Kompjuterat s’funksionojnë as laboratorët”,-tha ajo.

Hjadari solli në vëmendje edhe përgjimet e antimafias italiane, duke thënë se me taksat e shqiptarëve qeveria paguan kompanitë e Ndragehtës. ”Dilni nga këto vila luksoze që keni. Dilni e takoni ata njerëz të cilët iu paguajnë taksat dhe ju sot përmes atyre taksave paguani kompanitë e Ndraghetës, mafies italiane. Godet qytetarët e thjeshtë njerëzit e thjeshtë, aktivitetet e ndershme. Krimineli merr tendera, kurse tregtari, fermeri, goditet. Ky është i njëjti avaz, që vijon përditë. Por tani do të humbisni”, tha Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?