Hajdari thyen rregullat, ngrihet në këmbë dhe shkon drej flotores: Dua që të më dëgjojë populli
Edhe pse është caktuar që të gjithë deputetët të flasin nga vendi ku janë të ulur, deputetja Rudina Hajdari është çuar në këmbë dhe i është drejtuar foltores së Kuvendit.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i tha se mund të fliste nga vendi, por ajo iu përgjigj “dua që të më dëgjoj populli”.
Ruçi sqaroi se kishte kamera në çdo pikë të Kuvendit, por duket se Hajdari e kishte ndarë mendjen që do të fliste nga foltorja.”Mund të flasësh aty nga vendi, ka kamera dhe aty, ne për shëndetin tuaj e kemi”, tha Ruçi.