Hajdarmataj: Fermerët protestojnë me mollë, qeveria hesht (FOTO)

 

Pak para fillimit të seancës plenare të ditës së sotme, disa fermerë nga Korça kanë protestuar përpara parlamentit. Ata kishin sjellë dhe mollët nga Korça e në këtë mënyrë protesta e tyre ishte drejtuar për te Ministri i Bujqësisë. Ata janë ankuar se qeveria nuk u krijon mundësi për një treg shitje për prodhimet e tyre.  
Protestuesit janë vendosur para Kuvendit me një makinë, duke shpërndarë mollë për deputetët në shenjë proteste. Në mbështetje të tyre u kanë ardhur nga deputetë të PD-së, dhe ka qenë Mimoza Hajdarmataj ajo e cila ka bashkëbiseduar me ta, dhe nëpërmjet një statusi në facebook deputetja i bën thirrje Ministrit Panariti, që të mos flasë në televizion vetëm me propagandë, kur realiteti është vetëm stoku dhe prishja e dëmtimi i prodhimit

Deklarata e deputetes Mimoza Hajdarmataj në facebook:

"Me mollë, produkt i kujdesit dhe vëmendjes me shumë dashuri, që vetëm një fermer e kupton më së miri. Por, Qeveria hesht, ministri i Bujqësisë flet në televizion vetëm me propagandë, kur realiteti është vetëm stoku dhe prishja e dëmtimi i prodhimit.  Sot, fermerët korçarë protestuan me mollë dhe me revoltë dinjitoze, sikurse dinë më së shumti njerëzit e kësaj treve me kulturë dhe civilizim. Në mbështetje të tyre deputetet e opozitës, si avokatët kryesore të interesit publik"- shprehet në facebook deputetja Mimoza Hajdarmataj.

 

R.SH

SHKARKO APP