“Hajde se është bërë hataja”, vëllai i vrau gruan. Erioni: Nuk e kuptoj, nuk kanë pasur konflikte
Pse u vra Migena Sinani nga kunati i saj, i cili më pas vrau edhe veten? Burri i viktimës ka thyer heshtjen. Erion Sinani tregoi detaje rreth ngjarjes. Ai thotë se vëllai i tij dhe e shoqja nuk kanë pasur asnjë konflikt me njëri-tjetrin. Erioni ka treguar për emisionin ”Me zemër të hapur”, se një natë para krimit, në diskutime normale familjare, Rolandi i cili kishte dy ditë që kishte lënë punën, i kishte thënë Migenës: Ishalla po e gjen ti një punë, se unë e gjej, s’është problem. Cili mund të ketë qenë shkaku i kësaj tragjedie, as Erjoni nuk e ka një përgjigje, ndërsa thotë se nuk ka informacion se kush e ka lëvizur armën pasi i vëllai vrau veten.
Si e more vesh ngjarjen?
E mora vesh pak më vonë. S’më punonte telefoni se s’kishte valë. Më kishin marrë mami dhe babi më thanë; hajde në shtëpi se është bërë hataja. Babai ma tha se janë vrarë dy veta nga shtëpia. Aty më ka rënë të fikët. Më ka sjell shoku im. Nuk më lanë të hyja në shtëpi se kishte shumë polici. Trupi i Rolandit u gjet para shtëpisë.
Sa kohë vuante nga shëndeti mendor?
Ka që në 2008 kur ka qenë ushtar. Merrte ilaçe, tani ishte bërë mirë, punonte. Kishte dy ditë që e kishte lënë punë, dhe kishin bërë në darkë muhabet që ishalla po gjeti një punë Migena, se unë e gjej punën kudo. Marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë e mirë, nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.
Kishit diskutuar për të dalë në një banesë tjetër?
Atë po mundoheshim, po punonim qq fort, që t’u rregullonim jetën fëmijëve, por ja që u pre çdo gjë. Migena ka qenë duke kërkuar punë, për shkak të fëmijëve duhej një punë shteti.
Pse kishe zgjedhur të punojë natën?
Sepse fëmijët kanë nevojë për përkujdesje, dhe punoja natën që ditën të isha në gatishmëri për fëmijët.
KOHA JONË SONDAZH

