“Hajde shpjegoja Zahos se pse s’duhet të takojë shokun”, Rama porosi drejtuesve të shkollave: Të jeni të duruar, jo me britma
Kryeministri Edi Rama teksa ka inspektuar nga afër një shkollë në Vlorë, e cila tashmë është e rikonstruktuar, ka dhënë porositë e tij për drejtuesit e këtyre institucioneve për mbarëvajtjen e procesit mësimor në kushtet e pandemisë së COVID-19.
Kreu i qeverisë pohoi se ata që duhet të shpjegojnë gjithçka fëmijëve se çfarë po ndodh janë drejtuesit e shkollave, por jo me rreshtore dhe britma. Mes të tjerash ai mori shembullin e djalit të tij të vogël, Zahos, ndërsa shtoi se sa e vështirë është që t’i shpjegosh atij se pse nuk duhet të takohet me shokët dhe të lajë duart.
BASHKEBISEDIMI
Dritan Leli: Godina ka sistem ngrohje dhe ftohje, hapësirë sportive. Ky është një investim 50% nga bashkia e Vlorës, dhe 50% nga Ministria e Arsimit. Kjo është ndër shkollat më të mira sa i takon standardit në Vlorë.
Rama: Shkolla është super, fantastike. Ishte në gjendje të tmerrshme eh?!
Leli: Po. Ka qenë ekzistuese.
Rama: Ky vit shkollor ka sfida. Na është dashur që të marrim këtë vendim të vështirë. Sa e kemi ndjekur, të gjithë shtetet po e marrin. Është vendim i vështirë, pasi edhe pse thuhet dhe faktet thonë se fëmijët janë më pak të rrezikuar. Kjo nuk është e vërtetë për të gjithë fëmijët. Fëmijët mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues. Midis te dyjave, ne kemi bere këtë zgjedhje. Rolin e posaçëm e keni ju në dorë, që të jeni strikt e të duruar. S’bëhet kjo me rreshtore e britma, duhet dhe me shpjegim. Hajde shpjegoja Zahos se pse nuk duhet të takohesh me shokun. Se pse duhet t’i rrish shokut larg, e pse duhet të lash duart vazhdimisht. Është shumë e vështirë.