“Hajdeni se kanë rrahur dy vajza…”: Si e zbuloi policia se dhunuesi në mes të Tiranës ishte Elidon Kotorri
Dy vajza u rrahën barbarisht pak ditë më parë në mes të rrugës në zonën e “Ali Demit” në Tiranë dhe polici ka shpallur në kërkim Elidon Kotorrin për këtë ngjarje të rëndë.
Kotorri është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë i dënuar për tre vrasje disa vite më parë në kryeqytet. Ai u lirua nga burgu në gusht të vitit të shkuar pasi shpëtoi burgut përjetë përmes një vendimi të Gjykatës së Strasburguut.
Policia zbuloi përmes makinës së një ndër personat që dhunuan vajzat në Tiranë ishte pikërisht Elidon Kotorri. Vajzat dëshmuan se kishte qenë një makinë kafe e errët nga e cila zbritën personat që i dhunuan.
Pas kësaj, policia bëri verifikimet përkatëse duke konstatuar se makina ishte e marrë me qira nga Elidon Kotorri.
Pas dhunimit vajzat janë paraqitur në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme.
Në këtë moment, mjekët kanë njoftuar policinë se aty gjendeshin dy vajza të dhunuara.
Policia ka marrë dëshmitë e vajzave duke arritur në përfundimin e ishte pikërisht Elidon Kotorri ai që i kishte dhunuar.
Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia. /abcnews.al
KOHA JONË SONDAZH

