Hajdut për mbijetesë, 13-vjeçari ushqen 5 motrat

Kjo nuk është një histori për fëmijë të lumtur. Kjo është historia e trishtueshme e Denisit, djaloshit 13-vjeçar, të cilin skamja e detyron të vjedhë ushqime për mbijetesë. Denisi kujdeset, përveç vakteve për 5 motrat e vëllezërit më të vegjël sesa ai, edhe për lodrat. ”Kur shkoj në shtëpi dhe babi thotë se s’ka për të ngrënë, unë mërzitem. Dal nga shtëpia dhe filloj kërkoj. Shoh dyqane, në të cilat kujdesem të mos më shohë kamera, e i fus ushqimet në xhup”, thotë Denisi.

Babai i tij punon si punëtor krahu dhe shpesh nuk gjen punë. Kur ishte 8 vjeç, Denisi vodhi për herë të parë një buke dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë sa herë që tavolina është bosh. “Zakonisht vjedh makarona, qofte dhe ushqimet kryesore që duhen për në shtëpi. Për motrat e vëllezërit kam vjedhur ushqime, lodra. Sigurisht që edhe policia më ka shoqëruar në komisariat”, thotë i riu.

Si Denisi ka mjaft raste fëmijësh të mitur, të cilët nuk merren nën përgjegjësi penale. Sapo ata mbushin 14-vjeç dërgohen si të pandehur në gjykatë. Edhe për pak muaj Denisi u shpëton hetimive, vetëm nga fakti që nuk ka mbushur ende 14 vjeç. Megjithatë, ai nuk ka frikë nga burgu por nga uria. Për shkak të varfërisë Denisi braktisi shkollën, e tashmë atij i ka ngelur vetëm një dëshirë. “S’dua të shoh familjen time të thotë se s’kemi sot ushqime për të ngrënë”, tha Denisi. /Top Channel/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?