”Hajdutë”, politikani gjerman ofendon shqiptarët

Politikani Andreas Winhart, i partisë populiste gjermane AfD, me fjalimin e tij për kandidaturës si deputet i shtetit të Rosenheimit ka përcjellë një qasje raciste ndaj shqiptarëve dhe njerëzve me ngjyrë.

Sipas një artikulli të ”Merkur”, Winhart ia ka quajtur shqiptarët dhe kosovarët hajdutë ndërsa azilkërkuesit që vijnë nga Afrika si bartës dhe përhapës sëmundjesh.

”Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në shtëpitë tuaja dhe “të pastrojnë” dhomat tuaja atëherë ju bashkohuni partinë AfD. Unë duhet ta di, kur fqinji im neger puthet ose teshtin, a është i sëmurë ose jo”,-ka thënë deputeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?