“Hajdutët e energjisë”, arrestohen 8 persona, 7 prej tyre pronarë biznesesh

Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin kanë vepruar 61 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.

Sipas policisë vetëm gjatë ditë së sotme janë kryer kontrolle   të përbashkëta me OSHEE në 1.005 raste dhe janë ndërprerë 575 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë.

Ndërkohë Policia e Shtetit dhe OSHEE shprehen të vendosur se aksioni nuk do ta ndërpritet në asnjë moment edhe gjatë fundjaves deri në eleminimin e çdo lidhje të paligjshme dhe çdo abuzimi me energjinë elektrike.

SHKARKO APP