Hajdutët e energjisë elektrike/ Dita e tretë, 27 të arrestuar në të gjithë vendin

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se mëngjesin e sotëm janë arrestuar 16 persona, ndërsa 3 prej tyre kanë qenë elektriçiste. Mësohet se operacioni është shtrirë në të gjithë skajet e vendit dhe arrestimet po ashtu.Sipas burimeve të sipërcituara, në rrethin  e Kukësit janë 2 të arrestuar, në Tropojë janë arrestuar 3 elektriçiste, të cilët ndihmonin qytetarët të krijonin lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Në Shkodër janë arrestuar 11 shtetas, të cilët akuzohen se kanë vjedhur energji elektrike. Gjithashtu, në Gjirokastër janë ndaluar 4 shtetas, në Korçë 5 dhe në Elbasan 2 shtetas, duke e çuar në total numrin e të arrestuarve ne  27.

Një ditë më parë, numri i të arrestuarve ishte 63 persona, ndërsa u shpallën 24 persona në kërkim. Ditën e parë të operacionit, te martën, u arrestuan 49 persona dhe u shpallën në kërkim 7 të tjerë.

Dje në mesditë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë një inspektimi në zonën e  Tiranës së Re, pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, tha se Policia e Shtetit nuk do të ndalojë se punuari për të kapur të gjithë vjedhësit e energjisë elektrike. Sipas tij, puna e policisë në këtë drejtim do të përfundojë kur të jetë arrestuar dhe personi i fundit që ka vjedhur energji elektirke. Sot, nga foltorja e Kuvendit, ministri Tahiri tha se në total gjatë dy ditëve të para të operacionit janë arrestuar 115 shtetas, mbi 5 punonjës të OSSHE dhe dhjetra të tjerë në hetime. Po ashtu, janë shpallur në kërkim dhe 31 persona të tjerë  në kuadër të ktij operaiconi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?