Hajdutët kapen nga kamerat por jo nga policia

Grabitjet mbeten një problem shqetësues në disa qarqe të vendit. Autorët e grabitjes së një apartamenti në qendër të Fierit, morën një shumë të konsiderueshme parash dhe bixhuterish. Ata ishin në dijeni të kamerave të sigurisë dhe kanë vepruar me qetësi. Në hyrje e dalje ata i shmangen një pamje të qartë duke përdorur çadrat që i mbajnë të hapura dhe kapelet në kokë. Ndërsa në largim mbajnë dy çanta dore dhe një shpine ku besohet se kishin fshehur sendet me vlerë që grabitën. Nga ana tjetër, edhe në Belsh po bëhet kërdia. Ngjarjet sipas burimeve janë denoncuar në Polici, por blutë ende nuk kanë autorë.

SHKARKO APP