Hajdutët nga Tirana bëjnë “kërdinë” me vjedhjen e motorëve në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për vjedhje në qytetin juglindor. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeat” janë vënë në pranga shtetasit V. B., 35 vjeç dhe L. R., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 16 tetor kanë vjedhur motorin e një 69-vjeçari në fshatin Melçan të Korçës, ndërsa më datë 13 tetor, kanë vjedhur motorin e një 16-vjeçari, në qytetin e Korçës.

Uniformat blu kanë sekuestruar një prej motorëve të vjedhur. Shtetasi L. R. ka rezultuar se ishte shpallur në kërkim dhe nga Policia e Tiranës, si i dyshuar për vjedhjen e disa motorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?