”Hakerat kanë në dorë trurin e Policisë”, gazetarja Hoxha: Të dhëna edhe për grupet kriminale

”Hakerat kanë sulmuar zemrën dhe trurin e Policisë së Shtetit”, sipas gazetares Anila Hoxha, që do të thotë se në duart e tyre ka të dhëna tejet sensitive që cenojnë sigurinë kombëtare. Gjatë diskutimit në “Top Story”, Hoxha tha se hakerat që kanë sulmuar sistemet e Policisë së Shtetit kanë të dhëna sekrete për veprimtari kriminale.

”Goditja dhe sulmi kibernetik është në zemrën dhe në trurin e Policisë së Shtetit, është jashtë loje sistemi ADAMS dhe Memex. Kanë historikun e grupeve kriminale, informacione kriminale për ngjarje që janë në hetim e sipër. Kjo është për t’u alarmuar”.

Sulmet e javëve të fundit në vendin tonë dyshohet se kanë për autorët Iranin. “SPAK dërgoi në gjykatën e posaçme një person që akuzohej për spiunazh. Më herët, ish-ministri i Brendshëm shpalli ”non-grata” dhe largoi dy diplomatë iranianë, raste që tregonin qartë se vep e spiunazhit ishte shumë shqetësuese në Shqipëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxha thekson se të dhëna kaq sekrete nuk mund të shpërndaheshin përmes emaile-ve apo WhatsApp-it. ”Drejtori i Përgjithshëm ka një email zyrtar, por a duhet të qarkullojnë sekrete. Ka katër vite që Policia komunikon në WhatsApp. Ka të dhëna pafund”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?