Hakerat rusë sulmojnë Microsoft-in

Microsoft, gjigandi amerikan i teknologjisë së lartë ka rënë pre e një sulmi të madh të hakerave rusë. Kompania njoftoi se hakerët e lidhur me Moskën sulmuan postat elektronike të drejtuesve të lartë të kompanisë, të lidhur me sigurinë kibernetike dhe çështjet ligjore të Microsoftit.

Sulmi ka ndodhur në fund të Nëntorit, por u zbulua në 12 Janar. Sipas ekspertëve të kompanisë, bëhet fjalë për një grup të mirëkualifikuar hakerash rusë që kanë marrë pjesë në këtë sulm, të cilët kanë grabitur e-maile që përmbanin të dhëna me rëndësi. Megjithatë është e paqartë se çfarë lloj të dhënash kanë rënë në duart e rusëve.

Sulmi kibernetik ndodh në momentin kur në Shtetet e Bashkuara ka hyrë në fuqi një rregullore e re që detyron kompanitë të njoftojnë autoritetet për çdo ndërhyrje nga jashtë të paautorizuar në serverët e tyre.

SHKARKO APP