Hakerët shqiptarë sulm faqes zyrtare të ministrisë maqedonase

Del jashtë funksionit, pasi është sulmuar nga hakersat me mesazhe patriotike shqiptare Web faqja e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

 Sulmi është bërë sot nga hakerë shqiptarë, në faqen kryesore të Ëeb-it zyrtar të këtij dikasteri  qeveritar maqedonas ku janë shfaqur mesazhe patriotike shqiptare.

Përgjegjësinë për sulmin sipas mesazhit e ka marrë grupi KWG – Kosovo Warrior Group (Grupi i Luftëtarëve Kosovarë).

Ky sulm mbi faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë vjen pas tensioneve të mëdha dhe gjendjes së rëndë në Kumanovë.

Rrjetet sociale, sidomos faqet patriotike shqiptare,  janë mbushur me thirrje të shumta në mbështetje të popullsisë shqiptare që jeton në Maqedoni. Ata i kanë lëshuar edhe mesazh maqedonasve që të mos prekin asnjë shqiptar, ose përndryshe të llogarisin nëse fitojnë dot me mbi 8 milionë shqiptarë që kanë përballë, duke e konsideruar ndarjen e kufirit thjesht çështje gjeografike, pa ndonjë rëndësi.       

SHKARKO APP