Haki Çako akuza bashkive për përmbytjet: Nuk po bëjnë detyrën

Kreu i Emergjencave Civile kritikon punën që kanë bërë disa bashki në situatën e ditëve të fundit për shkak të përmbytjeve.

Ai thotë se të gjitha strukturat kanë qenë dhe janë në krye të detyrës, ndërsa theksoi se primare është shpëtimin i jetës së njerëzve. Nga ana tjetër, Çako kërkoi nga bashkitë që të bëjnë siç duhet detyrën duke ngritur grupe për vlerësimin e dëmeve në terren.

“Kemi kompensuar detyrimet ndaj qytetarëve që nga 2009. Bashkitë duhet të respektojnë ligjin, që përpos fazës së menaxhimit të emergjencës të ngenë grupet e vlerësimit që të bëjnë qartësisht vlerësimin e dëmeve që të bëhet i mundur kompensimi. Ka bashki që nuk respektojnë ligjin duke ngritur komisionet përkatëse”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?