Haki Çako në kufi, shpërndahen ushqime dhe ujë për qytetarët në Kakavijë

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka mbërritur në Kakavijë për shkak të situatës së krijuar ku rreth 50 mijë shtetas presin të kalojnë në Greqi.

Ndërkohë 200 efektivë të FA që prej mbrëmjes së djeshme ndodhen në Kakavijë.

Efektivët e FA nga Tirana, Berati dhe Gjirokastra kanë shpërndarë e vazhdojnë të furnizojnë qytetarët me ujë e ushqime. 1.5 mijë litra ujë e qindra paketa ushqimesh vijojnë të shpërndahen që dje.

SHKARKO APP