Hakmarrja e Edi Ramës, përjashton Dritan Lelin nga PS
Dy ditë pas Dritan Leli refuzoi të lërë drejtimin e Bashkisë së Vlorës për të kandiduar për deputet i PS, ka ardhur dhe hakmarrja e Edi Ramës.
Mësohet se Edi Rama i ka dërguar një letër Asamblesë së PS së Vlorës, duke kërkuar që Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli të mos lejohet në fushatën elektorale.
“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne”,– thuhet në mesazhin e kreut të PS dhe qeverisë.
Gjatë prezantimit të listave të kandidatëve, i pyetur për refuzimin e Dritan Lelit për t’u bërë pjesë e ekipit të fushatës, Edi Rama tha se “me apo pa Lelin fushata do vijojë”.
Mesazhi i sotëm për socialistët paralajmëron një krisje të fortë në PS-në e Vlorës. Pas Lelit pritet të ndëshkohen dhe deputetë të tjerë që nuk u janë bindur urdhrave të Edi Ramës.
KOHA JONË SONDAZH

