Hakmarrja? Policia merr në mbrojtje familjen e vrasësit
Gjatë seancës së sotme, Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hode, pranuan grabitjen e jo vrasjen e Agimit Bucit, mbrëmjen e së mërkurës në Kamëz. Policia bën me dije se ka marrë në mbrojtje familjen e Kurtit, pas frikës që vetë kjo familje ndau pas krimit të të birit, edhe pse sot 28-vjeçari fajtor bëri shokun.
Nën mbrojtjen e policisë është marrë babai i Vladimir Kurtit, Petrit Kurti, dhe 3 vëllezërit e autorit të krimit. Policia i trembet një hakmarrjeje të mundshme dhe për këtë arsye ka marrë masa, duke mbajtur njëkohësisht nën përgjim dhe numrin e telefonit të familjes Buci, për të zbuluar nëse po planifikohet një hakmarrje për vrasjen.
Policia ka shtuar patrullimet në zonën ku ndodhi vrasja e Bucit. Policia njofton se Petrit Kurti do të dalë nga banesa i shoqëruar nga uniformat blu, derisa të qetësohet situata.
KOHA JONË SONDAZH

