Hakmarrje e vjetër dhe pista ku i pagoi

Tre personat e arrestuar një ditë më parë nga policia ishin nisur të kryenin një ekzekutim, që e ka origjinën në konfliktin mes dy fiseve.
Gazeta Shekulli, shkruan se shkaku i atentatit lidhet me tentativën e një vrasjeje të ndodhur në Tiranë disa muaj më parë, ku në një lokal u qëllua me armë, mbi një tavolinë.
Shënjestra u tha se ishte një person që sapo kishte dalë nga burgu i Spanjës, ndërsa plumbat morën një grua, e cila ishte krejtësisht e pafajshme.
Sipas prokurorisë, bëhet me dije se gjatë hetimeve të para fiset e përfshira në konflikt kanë përplasje prej shumë vitesh mes njëra-tjetrës.
Ata janë nga Shijaku dhe personat që u qëlluan në Tiranë, muaj më parë, ishin të hetuar më parë për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa 3 vite më parë Prokuroria kishte lëshuar edhe një urdhër sekuestroje preventive për pasurinë që ishte kaluar në emrin e babait dhe të vëllait të të përfshirit në konfliktin me armë në Tiranë.
Ai rezultoi se ishte i dënuar në Itali me 5 vite burg, ndërkohë që viteve të fundit u tha se kishte ndryshuar mbiemrin duke marrë atë të bashkëshortes së tij, shkruan Shekulli.
Ndërsa nga fisi tjetër, sipas të dhënave të hetimit, disa vite më parë është qëlluar mbi dy të rinj të cilët sapo kishin dallo nga një loto-sport dhe ka humbur jetën pikërisht E. K, ndërsa personi tjetër u plagos rëndë.
Policia atëherë tha se është ngatërruar shënjestër dhe djali ishte vrarë gabimisht, ndërsa në vijimësinë e konflikteve të përgjakshme mes tyre duket se vrasja e tij nuk ishte rastësore. Policia dhe prokuroria janë të rezervuara në lidhje me publikimin e emrave të fiseve në konflikt për efekt të hetimeve edhe se tre të arrestuarit po hetohen edhe për një sërë aktesh të tjera të rënda.

Gazmend Dervishi, 38 vjeç, Dritan Nikolli, 38 vjeç, dhe Bruno Shehu, 31 vjeç, dy nga Durrësi e një me banim në Durrës, janë tre personat që policia ka vënë në pranga ditën e djeshme, pasi kishin planifikuar të kryenin një atentat.

SHKARKO APP