“Hakmarrje?”/ Policia kontroll në shtëpitë e atyre që vrau babai i Marjo Majollarit
Pas ngjarjes së rëndë ë u shënua mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë 28 vjeçari Marjo Majollari, Policia e Shtetit ka shoqëruar shumë persona që dyshohet se mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.
Ndërkaq, është përvijuar se pista e mundshme për vrasjen e të riut, Majollari, të jetë hakmarrja, pasi babai i tij ka vrarë 18 vite më parë dy persona në rrugën e Dajtit dhe tashmë është në burg, ku po vuan dënimin e burgosjes përjetë për këtë krim që ka kryer.
Ndërkohë, policia mësohet se ka shkuar edhe në shtëpitë e personave që dikur janë vrarë nga i ati i Majollarit dhe po merr ata në pyetje. Ndërkohë, nuk është gjetur në shtëpi vëllai i Ilir Gjyzit, njërit nga viktimat e krimit të kryer nga babai i 28 vjeçarit.
Polica dyshon se ai mund të këtë lidhje me vrasjen e të riut, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
Edhe fqinjët e të riut të vrarë thonë se ishte shumë i rregullt dhe se nuk e dinim për problemet që kishte familja e tij.
KOHA JONË SONDAZH

