Halim Kosova: Do të bëj 30-40 % më shumë punë sesa është bërë deri tani

 

Punësimi dhe transparenca ishin në qendër të takimit që kandidati i Partisë Demokratike Halim Kosova zhvilloi me qytetarët tek Pedonalja.

Kosova tha se punësimi mbetet prioritet kryesor për Tiranën, pasi pa të ekonomia e qytetit nuk lëviz as edhe një milimetër.

Kandidati i PD-së premtoi që me aq fonde sa ka bashkia, por duke i mirëmenaxhuar, do të bëhen 30 -40 % më shumë punë sesa është bërë më parë.

"Po mbaron koha e fjalëve dhe projekteve dhe po ofron koha e punës.

Bashkia e Tiranës do të komunikojë me të gjitha shtresat dhe dyert e saj do të jenë të hapura për grupet e interesit.

Unë do të hyj në hallet e familjeve tuaja dhe do ju ndihmoj për t'i zgjidhur.

Do vendosim numra falas që qytetarët të raportojnë hallet dhe problemet e tyre.

Ju do të shihni sesi do të ndryshojnë punët në Tiranë, kur në krye të tyre do të jetë një menaxher që ka dhënë prova për 35 vite", tha Kosova.

Kandidati i PD gjithashtu premtoi se për bizneset e reja që do të hapen në qytetin e Tiranës do të ketë lehtësira për taksat që ka bashkia, me synim që këto biznese të punësojnë sa më shumë persona.

"Unë në këtë fushatë kam hyrë dhe shkelur në lagje që as e dija që i përkisnin Tiranës. Po ashtu kam shkuar në fshatra dhe komuna dhe kam parë hallet e njerëzve", tha Kosova.

 

SHKARKO APP