Halim Kosova: Fshatrat e braktisur, do i lidhim me Tiranën

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, është takuar me banorët e Zall Bastarit e të Zall Herrit, të cilët vuajnë mungesën e rrugës, mungesën e tregjeve për të shitur prodhimet, por edhe papunësinë.

Zallbastarri i është bashkuar Tiranës me ndarjen e re, por distanca e banorëve me qendrën tani është të paktën 1 orë e gjysëm, ndërkohë që rruga përshkohet me vështirësi n ga autoveturat.

“Unë e kam ndarë mëndjen që të tregoj në këtë vend që ndershmëria nuk ka vdekur dhe me ndershmëri ndryshojnë gjërat. Ky është qëllimi im. Prioritet nuk do të jenë përkatësitë politike, por do të jenë hallet e miletit”, tha kandidati demokrat.

Sipas Halim Kosovës qytetarët të cilët janë në kufinjtë e mbijetesës nuk u interesojnë fasadat, por punët konkrete në shërbim të tyre.

SHKARKO APP