Halim Kosova: Votoni personin tek i cili besoni

Kandidati për Bashkinë e  Tiranës, Halim Kosova është takuar me banorë të njësisë 2 në Tiranë, në zonën pranë Qytetit Studenti. Kosova ka ndarë me banorët  disa prej prioriteteve të tij, duke theksuar se  qytetarët duhet  të vlerësojnë personin tek i cili besojnë.

"Për veten time sondazhin më të mirë kam sytë e atyre që më rrethojnë. Nesë syte e atyre që më rrethojnë flasin kështu sic flisni ju nuk ka sondazh që e zbeh % dhe sigurinë e fitores së 21 qershorit. Qytetarët votojnë qeverinë dhe kryebashkiakun për të zgjedhur problemet e tyre, nuk e votojnë për të krijuar më shumë probleme. Kur vjen momenti i votës ta hedhë aty ku beson", tha ai.

Duke shtuar se do të stimulojë biznesin e madh në Tiranë, duke i ulur taksat e pronës, në mënyrë që të shtohen vendet e punës.

"Një ndër bizneset e mëdhaja në Tiranë pagguan 70 mijë euro taksë në vit për pronënë dhe nëse Bashkia e Tiranës i ofron këtij biznesi 30% zbritje vetëm të kësaj taksë, dmth 30% e 70 mijë eurove do të jetë mundësi për këtë firmë që ta përdori për vende punë. Kjo do të jetë kontrata që do të bëjë bashkia e Tiranës me biznesin e madh", theksoi gjithashtu Halim Kosova.

 

SHKARKO APP