Halimi: U konstitua Këshilli Popullor, jo Këshilli Bashkiak i Tiranës!

Në një prononcim për mediat Prof. Asoc.Dr. Eltjon Halimi, Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës tha mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës ishte një farsë.

Prononcimi i plotë i Eltjon Halimit:

Pas gati 30 viteve që shqiptarët fituan në Dhjetor 1990 të drejtën themelore në demokraci, atë të zgjedhjeve midis kandidaturave dhe programeve alternative, qytetarët e Tiranës u bënë dëshmimtarë të rilindjes të “Këshillave Popullorë” me të emëruar nga Partia në votime me rezultat 99.99%!
Farsa e sotme, e konstituimit të organit më përfaqësues të pushtetit vendor pluralist, Këshillit Bashkiak të Tiranës, fatkeqësisht i ngjante mbledhjeve moniste të Këshillave popullore me moton “të gjithë pushtetin sovjetëve”, duke dëshmuar se sa e vështirë është respektimi i vlerave dhe parimeve demokratike të garantuara në shoqëritë demokratike euro-antlantike ku aspirojmë të integrohemi.
Për Këshilltarët e LSI por edhe për shumicën e banorëve të Tiranës që refuzuan me mospjesëmarje farsën e 30 Qershorit, ky Këshill është nul, dhe ne nuk do njohim asnjë vendim të tij, deri në mbatjen e zgjedhjeve kushtetuese të 13 Tetorit në respekt te ligjeve dhe autonomisë vendore!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?