Halit Valteri kallëzon Tedi Blushin në polici për sherrin, këshilltari i PL-së: U provokova, mori përgjigjen e merituar
Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak në Tiranë, këtë të hënë degradoi në përplasje fizike mes këshilltarit socialist Halit Valteri dhe atij të Partisë së Lirisë, Tedi Blushit.
Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Këshilltari socialist, Halit Valteri ka depozituar një kallëzim në polici, ku pretendon se është goditur me grusht dhe objekte nga Tedi Blushi.
”Erdha për të dhënë sqarim për këtë ngjarje të shëmtuar për këtë provokim që m’u bë në Këshillin Bashkiak, ku rrugaçëria dhe dhuna e narkoshtetit mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e komisariatit dhe në çdo strofull të krimit , me këtë regjim ka zero tolerancë”, tha Tedi Blushi pasi doli nga komisariati.