”Hallet e Ballkanit”, Johanes Hahn publikon foto epike

Pas prezantimit të strategjisë së zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioneri Johanes Hahn ka postuar një fotografi aspakt të zakontë në rrjetin social Twitter. Në këtë foto, vihet re se pjesa më e madhe e eurodeputetëve kanë brakisur sallën.

Hahn e shoqëron me këtë diçiturë foton: “Mbyllja e debatit konstruktiv Balkan-Europë. “Roli strategjik i rajonit është i qartë. ‘2025’ është tregues. Nuk është një datë fikse. Ajo duhet të motivojë. Por për vendet që të bëjnë detyrat e shtëpisë, kjo nuk do të ndodhë. E fundit por jo më pak e rëndësishme, ne të gjithë duhet ta komunikojmë këtë me qytetarët e BE-së”.

Nuk dihet nëse Hahn ka zgjedhur qëllimisht këtë kënd të aparatit për të transmetuar ndonjë mesazh. Si duket, hallet e shumta të Ballkanit e kanë lodhur Europën.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?