Hamami i Krujës po i kthehet në bumerang Ramës

 

Para një muaji, një nga lajmet më të lexuara tek BBC tregonte se si disa mozaikë shumë të çmuar romakë janë dëmtuar rëndë gjatë restaurimit.

Ekspertët perëndimorë thanë se mozaikët e restauruar duken si karikatura të origjinalit.

Mediat turke e kanë krahasuar këtë rast me atë të një gruaje të moshuar në Spanjë, e cila tentoi të restauronte vetë një afresk të Krishtit, por përfundoi në faqet e humorit në gazeta.

Por duket se diçka e tillë po ndodh edhe këtu.

Kryeministri Edi Rama është kritikuar fort online pasi postoi disa foto nga restaurimi i Hamamit të Krujës.

“Hamami i Krujes trashegimi e shek 15 si e lane barbaret ne 23 qershor 2013 dhe si u kthye ne identitet ne 18 muaj,” shkroi Edi Rama.

Por kritikët thonë se përfundimi është diçka as antike dhe as e bukur.

“Ku eshte antikiteti ktu. Si thertore mishi vec cengelat mungojne. Po politika shqiptare kerkon ti heqe identitetin cdo gjeje. Dhe pastaj si pula Kokoko…tere diten…o lagje bera nje veze… Mjer ky vend per qeverine qe ka,” i shkruan dikush Ramës.

“E keni larguar nga identiteti. Tani mund ta quani "hamami I politikes",” thekson një tjetër.

Punimet për Hamamin e Krujës kanë kushtuar 84.000 euro.

SHKARKO APP