Hamasi: Jemi gati për një armëpushim si ai i Libanit

Hamasi tha se ishte “gati” për një armëpushim në Gaza pas një armëpushimi të arritur midis Izraelit dhe Hezbollahut.

”Shpallja e armëpushimit në Liban është një fitore dhe një sukses i madh për rezistencën”, tha sot një zyrtar i lartë nga Byroja Politike e Hamasit.

”Hamasi është gati për një marrëveshje armëpushimi dhe një marrëveshje serioze për shkëmbimin e të burgosurve”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se marrëveshja e armëpushimit e njoftuar nga presidenti amerikan Joe Biden, pas miratimit të qeverive libaneze dhe izraelite hyri në fuqi sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më parë duke njoftuar se armëpushimi do të hyjë në fuqi sot në orën 04:00 me kohën lokale, Biden pati thënë se Forcat e Armatosura Libaneze do të vendosen në kufirin jugor të Libanit brenda 60 ditëve dhe do të sigurojnë kontrollin e rajonit në fjalë./   /os/ /ATSH-ANSA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?