Hapa të reja për mbështetjen financiare të fermave familjare në Shqipëri
40,000 sipërmarës të vegjël në sektorin rural, do të jetë përfitues të shërbime finaniare nga zbatimi i projektit të ri për bujqësinë shqiptare, që financohet nga Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), me 4.6 milionë dollarë .
FED invest në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze përBashkëpunim Ndërkombetar – JICA kane lancuar në Tirane projektin katër vjecarpër “ Përfshirjen financiare te ekonomive dhe fermave familjarenë Shqipëri”, I cili synon zgjerimin e përfshirjes financiare të popullsisë se zonave rurale dhe atyre semi-urbane, mbështetjen e tyre me njohuri financiare e teknologjike informacione mbitregun, cmimet e marketimin e produktit, si dhe njohje me praktikat më të mira ndërkombëtare në Agrobujqësi
Në ceremoninë e përurimit të projektit që u zhvillua në Hotel Tirana International, morën pjesë Zv. ministrat e Ekonomisë dhe Financave, Erion Luci dhe ai i Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural, Ilir Halilaj, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, Përfaqësuesi Rezident i Zyrës së Ballkanit të JICA-s, Hideya Kobayashi, si dhe të ftuar të tjerë nga sektorët e linjës.
Ky projekt ka objektiv kryesor permirësimin e qasjes në shërbime financiare të familjeve të vogla rurale në Shqipëri, duke zhvilluar produkte të reja financiare dhe jofinanciare të cilat i përgjigjen në mënyrë fleksibile nevojave të fermerëve.
Sfondi i Projektit
Ekonomia shqiptare bazohet në një segment të madh ekonomish dhe sipërmarrjesh familjare, dhe 45% e popullsisë jeton në zonat rurale. Shkalla e përfshirjes financiare në Shqipëri është e ulët. Vetëm 38% e njerëzve të moshës mbi 15 vjeç kanë llogari bankare në institucionet financiare formale, duke lënë shumë familje pa qasje në institucionet financiare. Vetëm 10% e kredisë konsumatore sigurohet nëpërmjet institucioneve financiare formale. Për të mbështetur aktivitetet e biznesit dhe jo-biznes në Shqipëri, rritja e përfshirjes financiare është jetike.
Duke pasur parasysh kushtet dhe problematikën e mësipërme, qeveria shqiptare kërkoi nga JICA të mbështesë me një projekt të ri të bashkëpunimit teknik, që trajton përfshirjen financiare të sipërmarrjeve të vogla rurale në Shqipëri, me fokus në zhvillimin e produkteve financiare dhe shërbimeve jofinanciare të FEDinvest.
Përmes këtij projekti të Bashkëpunimit Teknik, ekspertët japonezë të JICA kanë ardhur në Shqipëri, për të ndihmuar FEDinvest në rritjen e kapaciteteve të tyre teknike dhe njerëzore dhe për të transferuar ekspertizën e tyre, për të zgjeruar përfshirjen financiare në Shqipëri. Prezantimi i modelit të sipërpërmendur të përfshirjes financiare pritet të përmirësojë jetesën e popullsisë rurale të Shqipërisë.
* JICA është Agjensia e Qeverisë së Japonisë, përgjegjëse për zbatimin e ndihmës dypalëshe nëpërmjet Bashkëpunimit Teknik, Kredive për Zhvillim dhe ndihmës Grant. Deri më tani në Republikën e Shqipërisë, JICA ka zhvilluar projekte të ndryshme në fushat e mjedisit, zhvillimit të sektorit privat, mbrojtjes së shëndetit, dhe promovimit të turizmit.
KOHA JONË SONDAZH

