Hapen 7 shërbimet e para në Spitalin Qendror në QSUT

Spitali Qendror në QSUT është vendosur në funksion të pacientëve me shtatë shërbimet e para, të cilat tashmë janë funksionale.

Jemi të kënaqur që plani i transferimit është duke shkuar ashtu sikurse ne e kemi planifikuar, duke garantuar që shërbimet të transferohen nga pikëpamja e organizimit ndërspitalor, por edhe organizmit mes shërbimeve të ketë efektivitet maksimal. Shtatë shërbime janë transferuar. Kjo është faza e parë, puna po vijon për t’u transferuar edhe shërbimet e tjera, sikurse ëshhtë shërbimi i kardiologjisë, reanimacionit kardiak dhe urgjenca“,- tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Spitali Qendror ka kapacitet 345 shtretër dhe do të akomodohen 14 shërbime mjekësore spitalore të specializuara nga kardiologjia, nefrologjia, hematologjia, gastrohepatologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, dermatologjia, reumatologjia, alergologjia, urgjenca dhe imazheria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?