Hapen akset rrugore në Tropojë, por 3 fshatra janë ende pa energji elektrike

Rrugët nacionale në Tropojë janë të qarkullueshme normalisht, pas problematikave që u shfaqën për shkak të reshjeve të denduara të shiut një ditë më parë.

Bashkia ka dërguar fadromën për të pastruar rrugën nga Tragetet-Dushaj në Njësinë Administrative Lekbibaj dhe aktualisht rruga është e kalueshme. Pa energji elektrike janë Valbona, Margegaj dhe Fierza.

Në Tropojë kanë mbërritur edhe forcat e batalionit të bazës të mbështetjes së emergjencave civile dhe xhenjos, pasi një ditë më parë reshjet e shiut shkaktuan probleme të mëdha në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?