Hapen aplikimet! Mësuesit tani mund të blejnë shtëpi me kredi me zero interes

Pofesionistët në sektorin e arsimit do të përfitojnë nga nisma e qeverisë për t’i mbështetur në blerjen e shtëpive me kreditë me zero interes.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një takim me mësuesit ka shpjeguar se ata duhet të aplikojnë online në e-Albania deri më 14 gusht.

Një prej programeve të rëndësishëm që ne konsiderojmë në mbështetje të profesionistëve të shumë sektorëve është zgjerimi i programit të kredive me interes zero, apo mbështetja për një banesë të re për kategorinë e mësuesve. Janë hapur aplikimet online në e-Albania dhe ato përfundojnë më 14 gusht. Më pas, një komision do të vlerësojë dokumentacionin sipas një pikëzimi, duke vlerësuar mësuesit që punojnë në një largësi të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre, apo mësuesit ku të dy bashkëshortët janë në profesionin e mësuesit”, tha Manastirliu.

SHKARKO APP