Hapen doktoraturat

Vniversitetet do të hapin ciklin e tretë të studimeve; atë të doktoraturës në vitin e ri akademikë në 2018-2019, pas 4 viteve bllokim

Zv/ministri i Arsimit Ervin Demo, thotë se ky proces i rëndësishëm për ciklin e tretë të studimeve për nivelin akademik do të nis pasi ligji i arsimit të lartë është plotësuar me aktet nënligjore.

Deri në fund të vitit 2017, shqetësimi i ngritur publik në nivele politike dhe akademike ishte mungesa e akteve nënligjore që krijohen anomali për mënyrën e financimit të universiteteve, statusin e pedagogëve, punën dhe titujt shkencor në universitete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reforma e arsimit të lartë krijon më shumë autonomi për universitetet, por për financimin e tyre këto institucione mund të thithin investime nga jashtë përmes projekteve studimore dhe atë kërkuese. Për këtë zv/ministri Demo thotë se është një përgjegjësi e madhe që i shtrohet universiteteve të cilët duhet të rrisin edhe kapacitetet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?