Hapen pjesërisht hetimet, Kolaveri tentoi të vriste me snajper Dacin që ndodhet në burg

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të riçelë pjesërisht hetimin gjyqësor për Ergys Kolaverit. Rihapja bëhet me qëllim përsëritjen e disa veprimeve, mes të tjerash pyetje dëshmitarësh, këqyrje pamjesh filmike të banesës së Xhelal Mziut, ku është fiksuar autori i dyshuar.

Gjithashtu do të bëhet një eksperiment hetimor. Kolaveri akuzohen për tentativën e vrasjes në burg të Gazmir Dacit.

Ai ka qenë i dënuar me 20 vjet burg në nënor 2017 nga Krimet e Rënda. Ky dënim është prishur nga Apeli i Krimeve në mars 2018, i cili e kaloi çështjen për kompetencë në Gjykatën e Tiranës.

SHKARKO APP