Hapën portal për lajme të rreme, arrestohet gazetari dhe punonjësja e AMP-së

Një gazetar, një punonjëse e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe një shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të AMP akuzohen se fshihen pas portalit shqipnews.info.i hapur me qëllimin e vetëm denigrimin e personave publikë me lajme të rreme nëse nuk do të paguhej gjoba.

Policia e Tiranws informoi sot se u arrestuan R. Omeri, punonjëse e AMP-së Durrës dhe gazetari E. Hasanaga ndërsa u shpall në kërkim shtetasi K. Selimi, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe internet” informon sot policia e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

SHKARKO APP