Hapet bulevardi “Migjeni”. Rruga 36 metra e gjerë ndryshon tërësisht zonën e Kasharit (VIDEO)
Një kilometër i gjatë dhe 36 metër i gjerë, duke mundësuar një lëvizje të automjeteve me tre korsi për secilin kah.
Ky është bulevardi më i ri i Tiranës por më në periferi të saj, një rrugë e ndërtuar sipas të gjitha parametrave infrastrukturore në një zone pothuajse informale. Bulevardi Migjeni sapo është inaguruar dhe lidh Yzberishtin me “Unazën e Re” duke bërë zonë më të aksesueshme për gati 80 mijë banorë.
Por banorët kanë dhe dy kërkesa. E para të mos lejohen automjete të cilat kanë nisur të parkojnë në të dy krahët e saj.
Bulevardi i ri prite ti japë një tjetër zhvillim kësaj zone por ndërkohe do te eliminojë edhe trafikun e rënduar qe krijohej ne dy rrugët dytësore qe do të çojnë në Kashar.
Me përfundimin e punimeve në “Unazën e Madhe” e gjithë kjo zonë pritet të marrë një tjetër zhvillim duke mos u konsideruar me një lagje periferike në kryeqytet.