Hapet Bypass-i i Fierit, Rama: Brenda qershorit hapet gara për “Korridorin Blu”, vepër gjigante

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin të pranishëm sot në inaugurimin e hapjes së Bypass-it të Fierit, pjesë e Korridorit Veri-Jug.

“Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standartet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë shkruan se brenda qershorit do të hapet gara për “Korridorin Blu”, që do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe që sipas Ramës, do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë. Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjatë gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?