Hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës
Aktualitet E Hënë, 23 Nëntor 2020 10:24
Qeveria ka vendosur të hapë garën ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se gara do të qëndrojë 30 ditë e hapur.
“Tashmë ka ardhur koha që të rihapet kjo garë. Nga 23 nëntori kemi vendosur të hapim garën ndërkombëtare për ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës. Do qëndrojë një muaj e hapur”, deklaroi Balluku.