SPAK-u thërret Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA. Taulant Balla: “Të merret i pandehur Berisha”

Nga Daniel Muçaku-

Me sa duket SPAK-u po bëhet gati të godasë nga radhët e opozitës. Dhe duket se mu në zemrën e dosjeve të kohës së qeverisjes së Berishës.

Ish-biznesmeni Kastriot Ismailaj merret në pyetje në SPAK për çështjen CEZ-DIA. Ai është shoqëruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nga burgu i Fierit për në ambientet e prokurorisë së Posaçme.

Prokurori Altin Dumani ka marrë dëshminë e tij dhe më pas ai është shoqëruar sërish në Fier. Sipas burimeve, Ismailaj është pyetur për disa udhëtime jashtë vendit. Dhe me cilët ka udhëtuar, cilët ka takuar nga politikanët shqiptarë etj.

Kastriot Ismailaj është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 5 milionë eurove. Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi.

Ai u arrestua në 12 maj të vitit 2015 nga Sektori i Pastrimit të Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit.  Në të vertetë arrestimi u krye më urdhër të ministrit të brendshëm të asaj kohe, Sajmir Tahiri, natyrisht me lejen e Edi Ramës.

Por dosja CEZ godet krejt pushtetin e kohës së Berishës.

Në Parlament pas kësaj hapje të hetimit sot nga SPAK, ka reaguar Taulant Balla. Kreu i deputetëve socialistë theksoi se në këtë aferë është kryekëput ish-kryeministri Berisha.

SPAK-u, shtoi Taulant Balla,  duhet ta thërrasë për hetime Berishën.

Burimet nga prokuroria, shumë të rezervuara, treguan se do të thërrasin për deshmi ish-kryeministrin Berisha.

Frikë në PD, ankth në LSI/ SPAK-u thërret Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA

SHKARKO APP