Hapet në tetor programi bachelor për Akademinë e FA, Xhaçka: Është zgjedhur nga 675 maturantë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka njoftuar se 675 maturantë kanë zgjedhur të vijojnë studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura. Në një postim në Facebook, ajo ka njoftuar gjithashtu, se aplikimet vijojnë të jenë të hapura deri më 10 gusht, për maturantët e viteve të shkuara, të cilët kanë kohë deri nesër për të plotësuar formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar.

Postimi i plotë

675 maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor! Por aplikimi vazhdon të jetë i hapur për maturantët e viteve të shkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 10 gusht përfundon afati për këtë kategori aplikantësh, të cilët deri nesër duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar, duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre. Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi e jashtëzakonshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

?Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit.
?Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi.
?Tarifë studimi 0 lekë në vit.
?Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve.
Duke zgjedhur studimet në Shkencat Ushtarake, keni zgjedhur një karrierë sa të pasur, aq edhe të sigurtë! Bëhuni. elita e së ardhmes në Forcat e Armatosura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?