Hapet nesër edicioni i katërt i Tirana Economic Forum
Edicioni i katërt i Tirana Economic Forum, një nga konferencat më të rëndësishme ekonomike dhe politike në vend, starton nesër, ditën e martë, 10 maj, në Maritim Hotel Plaza Tirana dhe organizohet nga Delphi Economic Forum.
Ky eveniment bën bashkë folës dhe pjesëmarrës të nivelit të lartë me personalitete nga fusha e politikës dhe biznesit, nga Shqipëria dhe bota, me qëllimit për të analizuar çështje të rëndësishme jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin, në periudhën pas pandemisë dhe në këto ditë zhvillimesh kritike në fushën e energjetikës.
Midis folësve të konfirmuar janë edhe ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, znj. Ogerta Manastirliu, ministrja e Ekonomisë dhe Financave i Shqipërisë, znj. Delina Ibrahimaj, ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Kreshnik Bekteshi, zv.ministri i Energjisë i Shqipërisë, z. Ilir Bejtja, zv. ministri i Financaës i republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Filip Nikoloski, Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme i Shqipërisë, z. Armand Skapi, kryebashkiaku z. Erion Veliaj, dhe personalitete të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.
Midis temave që do të diskutohen janë perspektiva e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian pas pushtimit rus të Ukrainës (prosperiteti dhe gjeopolitika); smart cities në shoqëritë digjitale (fuqizimi i ekonomisë digjitale dhe digjitalizimi i shërbimeve publike); çelsi drejt prosperitetit (realizimi i projekteve të mëdha infrastrukturore, miqësore me mjedisin dhe të qendrueshme); kriza energjetike dhe emergjenca e klimës); krijimi i një mjedisi të shëndetshëm për investitorët në Shqipëri (konsolidimi i sistemit bankar, biznesi i pasurive të patundshme dhe turizmi).
Për të marrë pjesë personalisht në event apo për ta ndjekur atë online, mund të regjistroheni këtu.
KOHA JONË SONDAZH

