Hapet qarkullimi në aksin Kardhiq-Delvinë, Kumbaro: E sjell bregun fare afër!

Ditën e sotme u hap qarkullimi në aksin rrugor të shumë përfolur Kardhiq-Delvinë. Ndërtimi i këtij aksi do të afrojë dy qytetet Sarandën dhe Gjirokastrën.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro shkruan se kjo rrugë e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër.

“U tha, u bë! Mirëmëngjes me udhëtimin nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, shkruan Kumbaro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?