Hapet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është hapur autostrada Tiranë-Durrës në segmentin rrugor Kaza Itali-Mbikalim Kashar.

Qarkullimi normal në të dyja drejtimet ka nisur prej mesnatës së sotme. “Punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar. Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

ARRSH i kërkon ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve, duke i falenderuar për mirëkuptimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu ARRSH thotë se punimet përfunduan para afatit të caktuar, kjo edhe falë punës së kompanisë dhe ekipit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?