Hapi zjarr ndaj policisë, vritet krimineli i dënuar me 25 vite burg

38-vjeçari Jeton Rexhepi, i dënuar me 25 vite burg për vrasje, ka ngelur i vrarë në Tetovë, në përpjekje e sipër për t’i shpëtuar policisë.

Policia ka tentuar ta arrestojë, pasi Rexhepi ishte arratisur shumë vite më parë nga burgu. Kjo ishte tentativa e katërt e policisë për ndalimin e tij, por Rexhepi është kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Burimet e para nga terreni flasin se Rexhepi ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale, të cilat kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia kishte tentuar ta ndalonte edhe në vitin 2012, në 2014 si dhe në 2016 por i dënuari i arratisur nga burgu i Shtipit ia kishte dalë t’i arratisej policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dhënat jo zyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?