Hapja dhe deklarimi i llogarive bankare – Çfarë do ndodhë me bizneset që s’e respektuan afatin?
Tashmë ka përfunduar edhe afati i fundit kur personat fizikë/ juridikë tregtarë si dhe organizatat jofitimprurëse me xhiro mbi 2 milionë lekë, të cilat nuk disponojnë një llogari bankare, t’u drejtoheshin bankave tregtare për t’u pajisur me një të tillë e më pas t’i deklaronin ato te organet tatimore. Nga nisma prekeshin 36 mijë biznese, ndërsa iniciativa synon t’i shërbejë formalizimit të ekonomisë dhe reduktimit të parasë ‘cash’.
Por cilat janë gjobat që do të aplikohen në rast të shkeljes së afateve?
Tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar, me qarkullim deri në 8 milionë) lekë, ndëshkohen me gjobë, në masën 25 mijë lekë; b)Tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi, si dhe tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, me qarkullim mbi 8 milionë lekë, ndëshkohen më gjobë në masën 50 mijë lekë; c) Organizatat jofitimprurëse, rrezikojnë penalitet në masën 37.5 mijë lekë. Nëse subjekti nuk ka llogari bankare për transaksionet që kryen edhe pas dënimit si më sipër, ndëshkohet me dyfishin e gjobës së parë.